“A ua përmend të mirat grave në organizatën tënde, si i përmend në BBVK?” , përgjigjet Xhuli (VIDEO)

2023-03-14

Big Brother Vip Kosova Banoret

Finalistët sonte u sfiduan me pyetje nga publiku.

Një pyetje për Julianën kishte të bënte me kauzën e saj për gratë.

“A ua përmend të mirat grave në organizatën tënde, si i përmend në BBVK?”, ishte pyetja për Julianën.

Juliana tha se nuk ua përmend grave të mirat që ua bën, por që në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova, ajo ua përmend sepse është lojë.

“Nuk ia përmendi, por këtu është një lojë dhe duhet të dish kur ta përdorësh dhe ku t’i përdorësh”, u shpreh Juli.

Formatin televiziv Big Brother VIP Kosova mund ta ndiqni në platformat: ArtMotion, Kujtesa dhe NimiTV.

Source:
https://klankosova.tv/a-ua-permend-te-mirat-grave-ne-organizaten-tende-si-i-permend-ne-bbvk-pergjigjet-xhuli-video/