Ana drejtuar Gresës: Hapi sytë, jo vetëm Mbresa – edhe Andi po të provokon (VIDEO)

2023-01-20

Big Brother Vip Kosova Banoret

Përderisa raporti i “trekëndëshit”, Andi – Gresa dhe Mbresa ka vazhduar të rrëmbejë vëmendjen e audiencës edhe gjatë natës së sotme Prime, ish konkurrentja e Big Brother VIP Kosova, Ana Kabashi ka pasur një porosi për Gresën.

Ana e ka këshilluar Gresën që të jetë më vigjilente karshi marrëdhënies së saj me Andin, si dhe raportit të dyshes me banoren tjetër, Mbresën.

“Gresa më mungon. Dua të flas me Gresën, ti e din që unë ta them të vërtetën. Unë e di që Mbresa është shumë aktive dhe kapet shumë shpesh në debate, e ka këtë aftësi. Por, provokimet nuk janë vetëm prej Mbresës”, i ka thënë Ana, Gresës.

“Por, provokimet janë edhe prej Andit, prandaj Gresa hapi sytë. Andi dhe Mbresa kanë inat që iu vjen nga njohja jashtë”, ka shtuar ajo.

Source:
https://klankosova.tv/ana-drejtuar-greses-hapi-syte-jo-vetem-mbresa-edhe-andi-po-te-provokon-video/