Andi i definon gjërat me Gresën: Nuk ka shanse të jemi çift, pa dalë jashtë kësaj shtëpie (VIDEO)

2023-01-24

Big Brother Vip Kosova

Banori i Big Brother VIP Kosova, Andi ka pasur një bisedë largpamëse me simpatinë e tij brenda shtëpisë, Gresën.

Dyshja kanë folur rreth raportit të tyre të krijuar brenda kësaj aventure televizive, ndërsa Andi ka theksuar, se “ata nuk mund të jenë çift, pa dalë jashtë nga shtëpia”.

“U bënë 50 ditë, jemi duke jetuar bashkë, do të thotë 24/7 tanë kohën është njëlloj si me dalë në disa takime e ku me dit sa sendi, ‘cool’ në rregull. Por, përsëri çift pa dalë jashtë, e pa i shikuar sendet jashtë, nuk ka shanse, ta them tani”, i ka thënë Andi, Gresës pos tjerash.

Formatin televiziv Big Brother VIP Kosova mund ta ndiqni në platformat: ArtMotion, Kujtesa dhe NimiTV.

Source:
https://klankosova.tv/andi-i-definon-gjerat-me-gresen-nuk-ka-shanse-te-jemi-cift-pa-dale-jashte-kesaj-shtepie-video/