Arta shpërthen në lot pas surprizës me dron, Stresi thotë “se ishte i nevojshëm ky sinjal nga jashtë” (VIDEO)

2023-01-20

Big Brother Vip Kosova Banoret

Gjatë ditës së sotme një surprizë nga jashtë ka ardhur enkas për banoren e Big Brother VIP Kosova, Artën.

Kësisoj, në oborrin e shtëpisë së “Vëllait të Madh” ka rënë një dron me porosi për Artën, çka bëri që banorët e tjerë të brohorasin fort, ndërsa e emocionuar mbeti edhe vetë aktorja.

“Zoti ju bekoftë, ju dua shumë vetëm që ju ka shkuar në mendje”, ka thënë Arta.

Lidhur me këtë ka reaguar edhe Stresi, i cili ka thënë se një sinjal i tillë ishte i nevojshëm për Artën.

“Arta është e fortë, vështirë është me ia pa lotin, vetëm për arsye të forta. Vërtet ka pasur nevojë për një sinjal të tillë. Nuk i ka vetëm dy mijë ndjekës, por i ka 200 mijë”, ka thënë Stresi.

Source:
https://klankosova.tv/arta-shperthen-ne-lot-pas-surprizes-me-dron-stresi-thote-se-ishte-i-nevojshem-ky-sinjal-nga-jashte-video/