“Artan, jemi me ty”, surpriza tjetër nga qielli (VIDEO)

2023-01-22

Big Brother Vip Kosova Banoret

Banori i Big Brother VIP Kosova, Artani e ka nisur ditën e sotme në mënyrë më të veçantë sesa herëve të tjera.

Kësisoj, përderisa ai bashkë me konkurrentet e tjerë ishin duke shijuar rrezet e diellit në oborrin e shtëpisë së “Vëllait të Madh”, në qiell është shfaqur një parashutist, dhe jo vetëm.

Parashutisti po fluturonte në qiell me një porosi me vete – “Artan, jemi me ty” bashkëngjitur me një fotografi të konkurrentit.

Artani dukej goxha i emocionuar rreth kësaj surprize, por për ta parë reagimin e tij dhe të banorëve të tjerë, ndiqeni linkun në videon e mëposhtme.

Source:
https://klankosova.tv/artan-jemi-me-ty-surpriza-tjeter-nga-qielli-video/