2023-03-04
Konkurrenti i Big Brother VIP Kosova, Artani në një bisedë që kishte me Stresin, i ka thënë këtij të fundit se ka dalë keq në sytë e audiencës në një moment në spektaklin e mbrëmshëm Prime.
Artani ka thënë se Stresi brenda shtëpisë së “Vëllai të Madh” është duke funksionuar “nën direktivat e Xhulit”.
“Dje ke rënë shumë keq. E ke vërtetuar që je nën direktiva të Xhulit, me anë të shenjave të gishtërinjve”, i ka thënë Artani, Stresit pos tjerash.
Formatin televiziv Big Brother VIP Kosova mund ta ndiqni në platformat: ArtMotion, Kujtesa dhe NimiTV.