Artani, Stresit: Me kthimin e fanellës e ke njollosur emrin e babait tim (VIDEO)

2023-01-22

Big Brother Vip Kosova Banoret

Diskutimet mes dy banorëve të shtëpisë së Big Brother VIP Kosova, Artanit dhe Stresit kanë vazhduar edhe më tej.

Sot ata diskutuan për me kthimin e fanellës me fotografinë e aktorit të ndjerë, Rasim Thaqit – Cimës, të atit të Artanit, të cilën ky i fundit ia kishte dhuruar Stresit.

Artani i ka thënë Stresit se me kthimin e kësaj fanelle e ka njollosuar emrin e Cimës, gjë të cilën reperi e ka kundërshtuar, përcjell Klankosova.tv.

“Me kthimin e fanellës e ke njollosur emrin e babait tim”, është shprehur Artani, drejtuar reperit të njohur, Stresit.

E ky diskutim mes Artanit dhe Stresit ka përfunduar me mospajtim.

“Ke humbur një mik në Tiranë”, i ka thënë Stresi, Artanit.

Nderi, fanella, njollosja e emrit të babait, të gjithë diskutimin e ashpër mes Stresit dhe Artanit mund ta ndiqni në videon e mëposhtme:

Source:
https://klankosova.tv/artani-stresit-me-kthimin-e-fanelles-e-ke-njollosur-emrin-e-babait-tim-video/