Atdhe Xharavina – banori i fundit për sonte që iu bashkua shtëpisë së “Vëllait të Madh” (VIDEO)

2023-01-21

Big Brother Vip Kosova Banoret

Gjatë natës së sonte Prime të Big Brother VIP Kosova, ashtu siç “Vëllai i Madh” kishte paralajmëruar, brenda shtëpisë së tij kanë hyrë banorët e rinj, teksa i katërti nga ta është Atdhe Xharavina.

Atdheu është një nga personazhet më të famshme publiku, popullariteti i të cilit erdhi pas pjesëmarrjes së tij nëpër programe të ndryshme televizive.

“Kam lindur në Gjakovë, atje kam qenë deri në moshën e adoleshencës. Pastaj, kam ikur jashtë shtetit ku edhe kam jetuar disa vite atje. Nuk është se kam një profesion të caktuar, por nuk i përtoj punës sepse puna nuk është turp”, ka thënë Xharavina në klipin e tij prezantues.

“Karakteri i fortë, sinqeriteti në maksimum dhe jam tip që nuk dorëzohem deri në fund, atë që e dua ose e marr ose vdes”, ka shtuar ai.

Source:
https://klankosova.tv/atdhe-xharavina-banori-i-fundit-per-sonte-qe-iu-bashkua-shtepise-se-vellait-te-madh-video/