Atdheu zgjodhi Xhulin që ta marrë nga dhoma e sekreteve dhe ta prezantojë me të tjerët (VIDEO)

2023-01-21

Big Brother Vip Kosova Banoret

Hyrja e fundit për sonte në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova, Atdhe Xharavina është bërë pjesë e këtij formati televiziv, në një mënyrë pak më të veçantë.

Për dallim prej konkurrentëve të tjerë, ai është futur në shtëpi, jo përmes skenës, por duke e pritur një nga banorët, që ta marrë në dhomën e sekreteve.

Atdheu ka zgjedhur Xhulin, që të shkojë ta marrë në atë dhomë dhe ta sjellë tek banorët e tjerë, derisa ka kërkuar që t’i heqë edhe pallton po ashtu.

Por, si ndodhi e gjithë kjo ngjarje? E kuptoni përmes videos në linkun e mëposhtëm.

Source:
https://klankosova.tv/atdheu-zgjodhi-xhulin-qe-ta-marre-nga-dhoma-e-sekreteve-dhe-ta-prezantoje-me-te-tjeret-video/