2023-03-08
Konkurrentët e Big Brother VIP Kosova në nder të festës së 8 Marsit janë befasuar me një aktivitet interesant nga kompania gjigante Marigona Hill.
Kësisoj, secili prej banorëve do të mbjellë lulen e tij dhe do të kujdeset për të deri në përfundim të spektaklit.
“Marigona Hill ka vendosur që festës së 8 Marsit t’i shtojë bukurinë me lulet që iu presin në oborr. Secili do të ketë materialin që ju nevojitet për ta mbjellë lulen në vazo me emrin tuaj të personalizuar. Pasi të keni mbjellë lulen në vazo, gjithsecili prej jush duhet të përkujdeset për lulen e mbjellë”, u tha në njoftim.
Formatin televiziv Big Brother VIP Kosova mund ta ndiqni në platformat: ArtMotion, Kujtesa dhe NimiTV.
Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber