Bruno dhe Stresi flasin për projekte të ardhshme muzikore, Mbresa reagon çuditshëm (VIDEO)

2023-01-24

Big Brother Vip Kosova Banoret

Gjatë pasdites së sotme, banorët e formatit televiziv, Big Brother VIP Kosova, Bruno dhe Stresi kanë diskutuar rreth një bashkëpunimi të mundshëm muzikor.

Madje, Bruno ka marrë shembull Linkin Park dhe Jay Z si influencë për këngën e tyre, nëse ajo do të realizohet kur dyshja ta përfundojnë aventurën brenda shtëpisë së “Vëllait të Madh”.

E ndërkohë që dyshja po shkëmbenin idetë, Mbresa ka bërë mimika interesante të fytyrës, të cilat mund t’i shihni përmes videos në linkun e mëposhtëm.

Formatin televiziv Big Brother VIP Kosova mund ta ndiqni në platformat: ArtMotion, Kujtesa dhe NimiTV.

Source:
https://klankosova.tv/bruno-dhe-stresi-flasin-per-projekte-te-ardhshme-muzikore-mbresa-reagon-cuditshem-video/