Bruno Pollogati – banori tjetër që bëhet pjesë e Big Brother VIP Kosova (VIDEO)

2023-01-21

Big Brother Vip Kosova Banoret

Banori i tretë, i cili gjatë natës së sotme të spektaklit Prime u prezantua për publikun dhe filloi aventurën e tij brenda shtëpisë më të famshme në vend është Bruno Pollogati.

Bruno prej vitesh njihet edhe si anëtar i grupit të famshëm muzikor “Revolt Klan”, ndërsa duke folur për personalitetin e tij, ai ka thënë se veçohet për “shpirtin e tij konkurrues”.

“Unë jam Bruno Pollogati, pjesëtar i grupit “Revolt Klan” prej dhjetë vitesh. Ndërkohë, jam dhe mësues i kantos. Profesioni im është shumë i rëndësishëm për mua, është ëndrra që unë kam dhe nuk e ndërroj për asgjë në këtë botë. Më karakterizon tipi sportiv, bëj shumë humor dhe kam shpirt konkurrues”, ka thënë Bruno pos tjerash, në video klipin e tij prezantues.

Source:
https://klankosova.tv/bruno-pollogati-banori-tjeter-qe-behet-pjese-e-big-brother-vip-kosova-video/