Cila është lidhja e Atdhe Xheravinës dhe Mbresës jashtë shtëpisë? Flet motra e saj (VIDEO)

2023-01-22

Big Brother Vip Kosova Banoret

Mbresa Hajrullahu është ndër përsonazhet më të komentuara brenda shtëpisë së BBVK që prej hyrjes së saj.

Në një intervistë për “Big Talk” në Klan Kosova, motra e saj, Andisa Hajrullahu foli për një postim mbështetës që tashmë konkurrenti i ri, Atdhe Xheravina i kishte bërë në Instagram.

“Nuk ka njohje nga jashtë, Atdheu në atë moment e ka postuar storjen dhe ia ka bërë follow Mbresës edhe ne që po ia menaxhojmë instagramin Mbresës, ia kemi kthy follow edhe vetëm e kemi falënderu për mbështetjen”, tha Andisa.

Andisa tha se nuk sheh që mund të lind diçka mes tyre.

“Mbresa është goxha e pashme, është e mençur, i ka disa virtyte. Por, nuk mund të ndodh diçka, jo, nuk e besoj”, shtoi ajo.

Në linqet më poshtë mund të shikoni videon, dhe emisionin e plotë:

Source:
https://klankosova.tv/cila-eshte-lidhja-e-atdhe-xheravines-dhe-mbreses-jashte-shtepise-flet-motra-e-saj-video/