2023-03-10
Konkurrentët e Big Brother VIP Kosova janë kënaqur sonte shumë duke pranuar dhurata prej më të ndryshmeve nga sponsorët e shumtë të këtij formati televiziv.
Edhe kompania “Optika 1” i ka befasuar ‘nysat’ me nga një palë syze unike, të cilat ata mezi pritën që t’i marrin.
“Optika 1, lider në Shqipëri dhe tashmë në Kosovë është zgjidhja e parë për syze dielli dhe syze optike origjinale”, u tha pos tjerash në njoftimin e lexuar gjatë spektaklit nga prezantuesi, Alaudin Hamiti.
Formatin televiziv Big Brother VIP Kosova mund ta ndiqni në platformat: ArtMotion, Kujtesa dhe NimiTV.
Source:
https://klankosova.tv/edhe-optika-1-i-befason-nysat-me-syze-unike-video/