Ganja emocionohet pafund nga video mesazhi i Violeta Kajtazit (VIDEO)

2023-01-20

Big Brother Vip Kosova Banoret

Gjatë mbrëmjes së sotme, “Vëllai i Madh” i ka shfaqur një surprizë që rezultoi të ishte emocionuese për Ganën.

Kësisoj, në ekranin që ndodhet në sallonin e shtëpisë, u shfaq një video material, protagoniste e të cilit ishte këngëtarja Violeta Kajtazi, njëherësh një nga mikeshat më të mira të Ganes.

“Përshëndetje, Gane! Po të shoh që je mirë dhe po kënaqesh sepse jam me ty 24 orë. Po na dhuron emocione të ndryshme sepse jam shumë krenare me ty, si unë ashtu edhe e gjithë shoqëria e familja. Më ka marrë malli shumë për të pirë kafe bashkë, por një herë e ke këtë sfidë përpara”, i ka thënë Violeta, Ganes.

“Gane, je zgjedhur kapitene, mirëpo kur të dalësh, unë dhe ti e kemi një sfidë. Të shohim se kush do të zgjidhet kapitenja e lagjes”, ka thënë ajo pos tjerash, derisa Ganja ka reaguar e emocionuar dhe me lot.

Source:
https://klankosova.tv/ganja-emocionohet-pafund-nga-video-mesazhi-i-violeta-kajtazit-video/