2023-01-22
“Ndikimi i programeve televizive në shoqëri”, ishte tema e cila u diskutua këtë të diel në emisionin “Familja ime” të Klan Kosovës.
Për trajtimin e kësaj çështje e ftuar ishte edhe Vesa Rama – Ago, gazetare shoubizit në Klan Kosova.
Ajo tha se “Big Brother VIP Kosova”, ka ardhur për herë të parë në Kosovë dhe se kjo është gjë shumë e mirë. Derisa ka folur edhe për sigurimin e informacioneve, ajo ka treguar metodat e gazetarëve.
“‘Big Brother VIP Kosova’ na është nevojit që të jetë në Kosovë. Informacionet ka mënyra të ndryshme se si i marrin, me që po flasim për “Big Brother Vip Kosova” ka shumë gjëra që i shohim edhe përmes televizionit edhe përmes produksionit brenda marrim informacione shumë”.
“Ndërsa, në raste të tjera të shoubizit ka mënyra të ndryshme shembull përmes telefonatave, përmes burimeve. Tash i kemi krijuar burimet, sepse ka një kohë të gjatë që merrem me këtë fushë, normalisht që ne njerëzit i njohim, i njohim burimet, informata sot është e lehtë me u marrë që më pas me u plasu tek publiku”, ka thënë Rama-Ago./Klankosova.tv/