Getinjo: Gjoni ishte banori më pozitiv, na bënte të qeshnim edhe kur nuk ishim në gjendje aq të mirë (VIDEO)

2023-01-20

Big Brother Vip Kosova Banoret

Ish-konkurrenti i Big Brother VIP Kosova, rep artisti Getinjo e ka komentuar largimin e Gjon Karricës apo Lugati nga shtëpia e “Vëllait të Madh”, për shkak të problemeve shëndetësore.

Getinjo e ka përshkruar Lugatin si një person që shtëpisë i ka dhënë energji të pozitive edhe në momentet kur atmosfera aty mund të ishte më e zymtë.

“Unë kam dashur të kem kontakt me familjarët e Gjonit i kam shkruar por nuk e di sa e kanë parë, më ka ardhur shumë keq për Gjonin se me të vërtetë ka qenë energjia më e mirë e shtëpisë, na ka bërë me qesh edhe atëherë kur nuk ishim gjendje të qeshnim”, ka thënë Getinjo, drejtpërdrejt nga studioja e spektaklit Prime.

“Ka qenë shumë i lumtur se ishte pranë nesh dhe e ka vlerësuar atë gjë, unë i uroj shëndet të plotë së bashku me familjen e vetë”, ka shtuar ai.

Source:
https://klankosova.tv/getinjo-gjoni-ishte-banori-me-pozitiv-na-bente-te-qeshnim-edhe-kur-nuk-ishim-ne-gjendje-aq-te-mire-video/