Gjatë rrëfimit emocionues, Arta zbuloi se nëna e saj dikur kishte vuajtur nga kanceri në gji (VIDEO)

2023-01-23

Big Brother Vip Kosova Banoret

Gjatë natës së sotme të spektaklit Prime të Big Brother VIP Kosova është transmetuar një video material, protagoniste e të cilit ishte banorja e shtëpisë së “Vëllait të Madh”, Arta Selimi.

Në rrëfimin emocionues e të pathënë më parë, Arta ka shpalosur detaje nga jeta e saj familjare, marrëdhënies së saj me prindërit, aventurat me motrat si dhe momentet interesante të fëmijërisë.

Pos tjerash, Arta ka zbuluar se e ëma e saj, ani pse sot gëzon shëndet të plotë, ajo dikur ka vuajtur nga kanceri në gji, për çka ajo edhe i ishte nënshtruar ndërhyrjeve kirurgjike.

“Kjo është një fotografi e nënës time, pak para se ajo të futej në operacion të kancerit në gji. Edhe është një pjesë, e maturimit të asaj pjesës që nuk është maturuar as në këtë moment, të pjesës kur kam qenë pak më mospërfillëse ndaj gjërave në jetë siç është familja”, ka thënë ajo pos tjerash.

Source:
https://klankosova.tv/gjate-rrefimit-emocionues-arta-zbuloi-se-nena-e-saj-dikur-kishte-vuajtur-nga-kanceri-ne-gji-video/