Gresa e zgjedh Mbresën “si personin me aftësitë më të mëdha në aktrim” (VIDEO)

2023-01-20

Big Brother Vip Kosova Banoret

Gjatë darkës së sotme të banorëve të nominuar të Big Brother VIP Kosova, derisa ata po e shijonin ushqimin e gatuar nga restoranti “Fishop”, ata po ashtu i janë përgjigjur një sërë pyetjesh interesante.

“Cili person në këtë tavolinë ka aftësitë më të mëdha të aktrimit?”, ishte një nga pyetjet drejtuar të nominuarve, përfshirë: Stresin, Gresën, Andin, Fisin, Artën dhe Mbresën.

Të nominuarit nuk kanë hezituar t’i japin përgjigjet e tyre, ndërsa Gresa ka zgjedhur Mbresën duke thënë për të se “nuk e ka lëshuar akoma veten, jo se aktron por nuk është vetvetja”.

Por, cilat ishin përgjigjet e tjera, e kuptoni përmes videos në linkun e mëposhtëm.

Source:
https://klankosova.tv/gresa-e-zgjedh-mbresen-si-personin-me-aftesite-me-te-medha-ne-aktrim-video/