Gresa flet për njohjen me Marco Borriellon në Ibiza, thotë se “është shumë i paedukuar” (VIDEO)

2023-03-07

Big Brother Vip Kosova Banoret

Banorja e Big Brother VIP Kosova, Gresa derisa ishte duke folur për yjet e futbollit që i ka njohur prej afër, ajo ka përmendur edhe legjendën italiane, Marco Borriello.

Siç duket futbollistët nuk janë në shijet e Gresës, pasi që njëjtë si Ronaldo Nazario, as Marco Borriello nuk i ka lënë përshtypje të mirë bukuroshes.

Madje, Gresa ka thënë se Borriello ka mungesë të theksuar edukate.

“Me Marco Borriello për pak kemi qenë duke u rrokë sepse është shumë i paedukuar. Rrijmë në Ibiza, takohemi atje në restorante dhe villa”, ka thënë ajo pos tjerash.

Formatin televiziv Big Brother VIP Kosova mund ta ndiqni në platformat: ArtMotion, Kujtesa dhe NimiTV.

Source:
https://klankosova.tv/gresa-flet-per-njohjen-me-marco-borriellon-ne-ibiza-thote-se-eshte-shume-i-paedukuar-video/