Himena – banorja tjetër që bëhet pjesë e Big Brother VIP Kosova (VIDEO)

2023-01-21

Big Brother Vip Kosova Banoret

Në natën e sotme të spektaklit Prime të Big Brother VIP Kosova është prezantuar edhe banorja e dytë e re e këtij formati televiziv.

Ajo është Himena, një vajzë që merret me shkrim, muzikë e aktrim, derisa personalitetin e saj duket ta karakterizojnë edhe disa veçori.

“Jam Himena Sherifi, e lindur në Prishtinë dhe jam 23 vjeçe. Jam shkrimtare dhe kam të botuara dy romane, muzikën e kam pasion dhe e bëj me shumë dashuri. Vetëbesimi, vendosmëria dhe guximi janë disa prej karakteristikave të mia”, ka thënë Himena në klipin prezantues.

Source:
https://klankosova.tv/himena-banorja-tjeter-qe-behet-pjese-e-big-brother-vip-kosova-video/