2023-01-22
Ganja sot ka përjetuar një moment shumë të veçantë brenda shtëpisë Big Brother VIP Kosova.
Ajo është surprizuar nga fluturakja mbi oborrin e shtëpisë, përcjell Klankosova.tv.
“Jemi me ty mbretëreshë”, ka qenë mesazhi për Ganen.
Ndryshe, edhe Ganja sikurse banorët e tjerë e ka zbatuar sfidën e buxhetit, për të komunikuar duke kënduar.
Madje, në një moment, Ganës, Xhuli përmes këngës i ka treguar se çfarë është duke përgatitur.