“Kjo ka qejf kështu”, thotë Stresi duke folur për shuplakën që ia kishte dhënë Xhulit në prapanicë (VIDEO)

2023-01-20

Big Brother Vip Kosova Banoret

Gjatë natës së sotme të spektaklit Prime të Big Brother VIP Kosova, ish konkurrentja e këtij formati televiziv, Ana Kabashi, i ka rikujtuar Stresit, goditjen që i kishte bërë në prapanicë Xhulit.

Kjo pasi që Stresi e ka kritikuar Xhulin për shuplakën e dhënë Andit në shpinën e tij.

Por, reagimi i Stresit ishte i çuditshëm, derisa lidhur me shuplakën në të pasmet e Xhulit, ka thënë që “ajo e ka qejf ashtu”, çka u kritikua ashpër edhe nga moderatorët e programit, Alaudin Hamiti dhe Jonida Vokshi.

Source:
https://klankosova.tv/kjo-ka-qejf-keshtu-thote-stresi-duke-folur-per-shuplaken-qe-ia-kishte-dhene-xhulit-ne-prapanice-video/