2023-03-11
Finalistët e Big Brother VIP Kosova gjatë mbrëmjes së sotme kanë realizuar një super aktivitet të organizuar nga “Solos”.
Kompania “Solos”, e cila ofron mobilje, inventarë dhe dekorim i ka sfiduar banorët finalistë duke i bërë të lëvizin me karrige nga marketi deri në dhomë të gjumit dhe anasjelltas.
“Banorë – ‘Solos’ ka organizuar një aktivitet për ju si finalistë të Big Brother VIP Kosova. Secili nga ju me radhë, një nga një, do të niset ulur nga marketi në dhomë të gjumit dhe duke kaluar në sallon dhe duke u kthyer në pikën e nisjes pra në market”, u tha në njoftim.
“Loja fillon kur të bie gongu dhe në fund zbulohet renditja se kush ka qenë më i shpejti apo më e shpejta”, u tha tutje aty.
Formatin televiziv Big Brother VIP Kosova mund ta ndiqni në platformat: ArtMotion, Kujtesa dhe NimiTV.
Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber.