Kush do të eliminohet nga Big Brother VIP Kosova? Sonte, një natë Prime për tu mos u humbur (VIDEO)

2023-03-03

Screenshot 2023 03 03 185532

Nata e sotme e spektaklit Prime të Big Brother VIP Kosova do të jetë një zjarr i vërtetë, pas një jave goxha të tensionuar në shtëpinë e “Vëllait të Madh”.

Përderisa finalja e madhe po afron, gara dhe përplasjet mes konkurrentëve në shtëpi po shkon duke u ashpërsuar – cilat ishin debatet më të bujshme të kësaj jave dhe kush largohet sonte prej BBVK-së?

Këto dhe shumë pikëpyetje tjera, bashkëngjitur me surpriza nga “Vëllai i Madh”, do të mund t’i ndiqni sonte duke filluar nga ora 21:00, derisa spektakli do të transmetohet drejtpërdrejt në ekranet e Klan Kosova dhe ArtMotion.

Formatin televiziv Big Brother VIP Kosova mund ta ndiqni në platformat: ArtMotion, Kujtesa dhe NimiTV.

Source:
https://klankosova.tv/kush-do-te-eliminohet-nga-big-brother-vip-kosova-sonte-nje-nate-prime-per-tu-mos-u-humbur-video/