Mbresa emocionohet me një video mesazh të ëmbël nga nipi dhe motra e saj (VIDEO)

2023-03-10

Big Brother VIP Kosova

Konkurrentja finaliste e Big Brother VIP Kosova ka pranuar gjatë mbrëmjes së gjysmëfinales të këtij formati televiziv një surprizë emocionuese.

Një video mesazh me një bisedë super të ëmbël në mes të nipi dhe motrës së Mbresës ishte befasia e përgatitur posaçërisht për të nga “Vëllai i Madh”.

Mbresa është emocionuar shumë pasi ka parë video mesazhin, derisa ka theksuar se familja po i mungon shumë në këtë eksperiencë televizive, të izoluar brenda shtëpisë më të ndjekur të momentit.

Formatin televiziv Big Brother VIP Kosova mund ta ndiqni në platformat: ArtMotion, Kujtesa dhe NimiTV.

Source:
https://klankosova.tv/mbresa-emocionohet-me-nje-video-mesazh-te-embel-nga-nipi-dhe-motra-e-saj-video/