Melisa prezanton tekstin e këngës së saj të re në Big Brother VIP Kosova (VIDEO)

2023-03-03

Big Brother Vip Kosova Banoret

Konkurrentja e Big Brother VIP Kosova, Melisa pak kohë para nisjes së mbrëmjes Prime, i ka shfaqur Artanit dhe Brunos një këngë që thotë “ta ketë shkruar gjatë qëndrimit në BBVK”.

Pos që ua interpretoi këngën e re, Melisa po ashtu e ka pyetur dyshen nëse e pëlqejnë atë? Teksa, të shpejtë në përgjigje ishin Artani e Bruno, të cilët ia kthyen, duke ia aprovuar atë.

Që ta dëgjoni këngën e Melisës, ndiqeni videon në linkun e mëposhtëm.

Formatin televiziv Big Brother VIP Kosova mund ta ndiqni në platformat: ArtMotion, Kujtesa dhe NimiTV.

Source:
https://klankosova.tv/melisa-prezanton-tekstin-e-kenges-se-saj-te-re-ne-big-brother-vip-kosova-video/