Na befasoi, por u largua, apo e larguan Afërdita Paqaradën? Dëgjojeni çka ka për të thënë (VIDEO)

2023-01-22

Big Brother Vip Kosova Banoret

Ish-opinionistja e Big Brother Vip Kosova, Afërdita Paqarada ka qenë e ftuar këtë të diel në “Big Talk” në Klan Kosova ku ka folur rreth arsyeve të largimit nga spektalki.

“Unë e thashë edhe në prime, e falenderoj Adriatik Kelmendin për ofertën që ma ka bërë, mirëpo e falenderoj edhe për mirëkuptimin në vendimin tim”, tha Paqarada.

Ish-missi i parë kosovar tregoi se arsyet e largimit të befasishëm janë personale.

“Unë si Aferdita fillimisht më të rëndësishmen e kam familjen, të gjithë njerëzit që më njohin e dinë që për mu prioritar janë fëmijët e mi, pa hyrë në detaje, kanë ndodhur disa gjëra që unë e shoh të arsyeshme me qenë afër sëndeve t’mia personale”, tha Paqarada.

Pavarësisht vendimit për largimin ajo tha se do të vazhdojë t’i ndjek banorët brenda shtëpisë deri në fund.

Në linqet më poshtë mund të shikoni videon, dhe emisionin e plotë.

Source:
https://klankosova.tv/na-befasoi-por-u-largua-apo-e-larguan-aferdita-paqaraden-degjojeni-cka-ka-per-te-thene-video/