Olti Curri: Lugati ka pasur një histori të plotë, e falënderoj në emër të popullit (VIDEO)

2023-01-20

Big Brother Vip Kosova Banoret

Gjatë natës së sotme të spektaklit Prime të Big Brother VIP Kosova, opinionisti zyrtar i këtij formati televiziv, Olti Curri, e ka komentuar me pak fjalë eksperiencën dhe personalitetin që Lugati ka paraqitur brenda në shtëpi.

Olti, në mesazhin e tij drejtuar Lugatit dhe audiencës, i ka uruar atij shërim sa më të shpejtë, ndërsa e ka quajtur “aplikacion që duhet shkarkuar”.

“Ke pasur një histori të plotë, artistike, familjare, personale – historinë e fëmijërisë, varfërisë dhe mbijetesës dhe të gjitha këto i ke mbështjellë aq bukur në një qese të kuqe plot ngjyra dhe drita, pa na e futur neve mërzinë e atyre që ti ke kaluar në jetë”, ka thënë Olti duke folur për Lugatin.

“Të falënderoj në emër të popullit të internetit, Tik-Tokut, të cilin e ke bërë për të qeshur dhe i ke zbavitur. Dua që ky moment i shëndetit tënd jo të mirë, të jetë një segment i vogël fare në jetën tënde dhe ti të rikthehesh për atë që gjithë publiku ty të do. Ti nuk je njeri, ti je një aplikacion që duhet shkarkuar”, ka shtuar ai pos tjerash.

Source:
https://klankosova.tv/olti-curri-lugati-ka-pasur-nje-histori-te-plote-e-falenderoj-ne-emer-te-popullit-video/