2023-03-03
Opinionisti i BBVK-së, Olti Curri i ka thënë Vedatit se sillet ndryshe gjatë javës, e ndryshe në Prime.
“Ti je tjetër gjë në Prime e tjetër gjatë javës, do të kisha shumë qejf të vija të debatoja me ty gjatë javës”, u shpreh Olti.
Ndërkaq, Vedati iu drejtuar Oltit se dyshon që e ka përcjellur gjatë gjithë javës.
“Ishalla ke mbrri me më përcjell gjatë gjithë javës, po dyshoj që nuk i ke parë”, ka thënë Vedati.
Formatin televiziv Big Brother VIP Kosova mund ta ndiqni në platformat: ArtMotion, Kujtesa dhe NimiTV.
Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber