2023-03-10
Konkurrentja e eliminuar e mbrëmjes gjysmëfinale të Big Brother VIP Kosova, Gresa ka pranuar një përqafim goxha të fortë nga i dashuri i saj, ish banori i këtij formati televiziv, Andi.
Porsa modelja ka mbërritur në skenën gjigante të spektaklit Prime, ajo është hedhur në krahët e Andit, derisa është përshëndetur edhe me banorët e tjerë, prezantuesit si dhe opinionistët.
Gresa kishte qenë pjesë e BBVK-së që prej 5 dhjetorit, kur edhe filloi rrugëtimin ky format televiziv.
Formatin televiziv Big Brother VIP Kosova mund ta ndiqni në platformat: ArtMotion, Kujtesa dhe NimiTV.