Rrëfimi emocionues dhe i pa thënë më parë nga Xhuli (VIDEO)

2023-03-10

Big Brother VIP Kosova

Xhuliana ka qenë banorja e cila sonte i ka emocionuar banorët brenda shtëpisë, por edhe gjithë publikun me rrëfimin e saj.

Ajo ka ndarë me të gjithë një rrëfim i cili nuk është dëgjuar më parë.

Xhuliana ka folur për periudhën e luftës, ku babai i saj vendosi të kthehej nga Findlanda në Kosovë për të luftuar.

“Kur babai vendosi në 98-tën, familjarët vendosën të luftojnë për Kosovën dhe babai vendosi të shkojë në Kosovë, duke na lënë neve në Kosovë, ishte një vendim shumë i vështirë për babain, sepse nuk është lehtë ta lësh familjen dhe të shkosh drejt rrugës ku nuk e di se a do të vdes apo jo, por ai ishte krenar që të vdiste për atdheun”, është shprehur ajo ndër të tjera.

Source:
https://klankosova.tv/rrefimi-emocionues-dhe-i-pa-thene-me-pare-nga-xhuli-video/