Si e kaluan “Sfidën e biskotave” – Arta, Stresi dhe Ganja? (VIDEO)

2023-01-19

Big Brother Vip Kosova Banoret

Gjatë mbrëmjes së sotme, banorët e Big Brother VIP Kosova kanë zhvilluar “Sfidën e biskotave”, e cila erdhi si rezultat i ankesave të tyre mbi mungesën e produktit të sheqerit në shtëpi.

Kësisoj, disa prej tyre arritën ta kalonin sfidën më me sukses, e disa me më pak sukses.

Për dallim prej, Vivienit e cila ka ngrënë nëntë prej dhjetë biskotave, Arta e cila ishte pjesë e grupit të parë ka arritur rezultat jo të favorshëm, teksa ka ngrënë katër nga biskotat e “Vëllait të Madh”.

Stresi, i cili ishte pjesë i grupit të dytë ka ngrënë shtatë prej dhjetë biskotave. Por, si e kaloi Ganja këtë sfidë? Këtë dhe detaje të tjera, i kuptoni përmes videove në linqet e mëposhtme.

Source:
https://klankosova.tv/si-e-kaluan-sfiden-e-biskotave-arta-stresi-dhe-ganja-video/