Sonte, super spektakël Prime – katër hyrje të reja, një eliminim dhe shumë surpriza të tjera (VIDEO)

2023-01-20

Big Brother Vip Kosova Banoret

Sonte, duke filluar nga ora 21:00 në kanalet e Klan Kosova dhe ArtMotion do të transmetohet drejtpërsëdrejti nata e spektaklit Prime e Big Brother VIP Kosova.

Një shqetësim shëndetësor ka bërë që Lugati ta lë shtëpinë, cili do të jetë fati i rrugëtimit të tij në lojë? Debatet kulmojnë në trekëndëshin, Andi-Mbresa-Gresa. Për kë merr fund aventura sonte?

Jo një, por plot katër hyrje të reja dhe pjesëmarrje speciale e këngëtares, Fifit.

Spektakël që nuk duhet ta humbisni – Big Brother VIP Kosova, sonte nga ora 21:00, ’live’ edhe në kanalin zyrtar të Klan Kosova në platformën YouTube, nën moderimin e Alaudin Hamitit dhe Jonida Vokshit.

Source:
https://klankosova.tv/sonte-super-spektakel-prime-kater-hyrje-te-reja-nje-eliminim-dhe-shume-surpriza-te-tjera/