2023-03-01
Konkurrenti i Big Brother VIP Kosova, Stresi gjatë një bisede që kishte me banorët, i është drejtuar Andit, me disa “kunja” në lidhje me raportin e tij me Gresën.
Stresi ka thënë se Andi është akoma në periudhën rinore të jetës, derisa ky i fundit e ka kundërshtuar, duke thënë se “ka kaluar shumë në jetë”.
“Ti je i ri hala, je hala duke vrapuar pas dashurisë. Unë luftoj, e ti vrapon sepse ti se din se çfarë është lufta për dashuri, por le të flasim pas pesë vjetësh dhe do e shohim”, i ka thënë Stresi, Andit pos tjerash.
Formatin televiziv Big Brother VIP Kosova mund ta ndiqni në platformat: ArtMotion, Kujtesa dhe NimiTV.
Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.
Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.