Stresi iu drejtohet prindërve përmes kamerës, “Do tregoj sa vlen ndershmëria jonë” – Big Brother VIP Kosova (VIDEO)

2023-01-21

Big Brother Vip Kosova Banoret

Stresi këtë të shtunë iu ka drejtuar prindërve të tij përmes kamerës.

“Do të tregoj për vlerat e familjes sonë, se sa të dhimbsur jemi ne, sa kontribute keni dhënë, dhe si prekeni kur preket nderi, kur quhemi të panderë n’këtë shpi”….

Ai sqaron se nuk e përmend nderin e askujt të banorëve në shtëpi, sepse nuk ua njeh nderin.

Stresi u kërkon falje “mijëra herë” familjes për gjërat që do të dëgjojnë për të në shtëpinë  e Big Brother VIP Kosova.

“Ju kërkoj falje me mijëra herë për gjërat që do të dëgjoni për mu mrena këaj shpije…ky qenka realiteti këtu mrena dhe besoni se do t’i shkoj deri në fund kësaj sfide se edhe ma të fortë më bajnë këto fjalë…Qofsh e nderume familja jeme se m’keni nderue që m’keni nxjerrë n’këtë jetë”, u drejtohet Stresi.

Ai iu falenderua familjes dhe Zotit për gjithçka deri sot.

Por, i kërkoi falje babait të tij për gjërat që po fliten për të në shtëpi.

“Kërkoj ndjesë babë, por këtu po të prekin aty ku dhem ma shumë. Unë do të jem i fortë dhe do të tregoj se sa vlen ndershmëria jonë. Ju përshëndes shumë”, përfundon Stresi.

Source:
https://klankosova.tv/stresi-iu-drejtohet-prinderve-permes-kameres-do-tregoj-sa-vlen-ndershmeria-jone-big-brother-vip-kosova-video/