Stresi nuk e thotë emrin e fituesit të Big Brother Vip Kosova (VIDEO)

2023-03-14

Big Brother Vip Kosova Banoret

Mc Beka është rikthyer për të qëndruar në shtëpinë e Big Brother Vip KOosova për 24 orë, ai edhe këtë herë e ka mbajtur emisionin e tij që e kishte çdo mëngjes sa ishte banor i shtëpisë më të madhe në vend.

Mc Beka të ftuar i pati në një moment dy prej pesë finalistëve, Stresin dhe Artanin. Ai në një moment e pyeti reperin se kush mendon që do të jetë fituesi.

Stresi nuk dha ndonjë emër, po tha se kushdo që e fiton do t’ia urojë edhe nëse nuk është ai.

“Unë kam shprehur edhe herë të tjera edhe nëse nuk e fitoj, e kam thënë se do të kem benefite të tjera. Kushdo që e fitoftë e gëzoftë”, ka thënë Stresi.

Formatin televiziv Big Brother VIP Kosova mund ta ndiqni në platformat: ArtMotion, Kujtesa dhe NimiTV.

Source:
https://klankosova.tv/stresi-nuk-e-thote-emrin-e-fituesit-te-big-brother-vip-kosova-video/