2023-01-22
Ish-opinionistja e Big Brother Vip Kosova, Afërdita Paqarada, në intervistën e parë pas largimit, në “Big Talk” tha se konkurrenti i saj më i pëlqyer ka qenë Gjon Karrica, i njohur për publikun me nofkën ‘Lugati’.
“Mendoj që Gjoni është fituesi i publikut pa marr parasysh që nuk do të vazhdojë më tutje për shkaqe shëndetësore edhe pse unë kam qenë gjithmonë prej momentit kur ai është dërgu në QKUK, e deri te kontakti me familjarët edhe me stafin mjekësor që fatmirësisht ai në gjëndje stabile është tash, mirëpo e shoh si fitues të Big Brother, edhe pse nuk ka me qenë konkrrent i mëtutjeshëm”, tha Paqarada.
Në linqet më poshtë mund të shikoni videon, dhe emisionin e plotë: