Vedati dëshiron t’i asistojë, Xhuli e thumbon: Jo faleminderit, e kam mësuar në Dubai këtë (VIDEO)

2023-03-04

Screenshot 2023 03 04 202731.png

Banorja e Big Brother VIP Kosova, Xhuli ka vazhduar të ketë qasje zyrtare karshi Vedatit, sidomos prej mbrëmjes Prime, brenda të cilës aktori u shpall “konkurrenti i preferuari i publikut”.

Hatër mbetja e nisur nga darka e nominimeve, ku Vedati e quajti Xhulin “Komandante të Dubait”, ka reflektuar sidomos gjatë ditës së sotme.

Pasi dyshja ishin në oborrin e shtëpisë, Vedati e ka lutur Xhulin t’i ofrojë ndihmë rreth zjarrit, por kjo e fundit ishte e prerë në raport me të, derisa iu përgjigj me ironi duke thënë – “Jo faleminderit, se e kam mësuar në Dubai këtë”.

Formatin televiziv Big Brother VIP Kosova mund ta ndiqni në platformat: ArtMotion, Kujtesa dhe NimiTV.

Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber

BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS.

Source:
https://klankosova.tv/vedati-deshiron-ti-asistoje-xhuli-e-thumbon-jo-faleminderit-e-kam-mesuar-ne-dubai-kete-video/