Vedati: Janë liberalizuar vizat, aeroplani me piten e Xhulit do të niset nga Prishtina për në Komoran (VIDEO)

2023-01-23

Big Brother Vip Kosova Banoret

Kanë mjaftuar pak sekonda që prej hyrjes së tij brenda shtëpisë së Big Brother VIP Kosova dhe aktori komedian, njëherësh konkurrenti më i ri i këtij formati televiziv, Vedat Bajrami ka nisur me batutat e tij.

Ai duke folur me shaka, u ka thënë banorëve “se vizat janë liberalizuar”, teksa nuk munguan të qeshurat e shumta të banorëve të tjerë.

“A mundem të zbuloj diçka? Është bërë liberalizimi i vizave dhe fluturimi i parë është Prishtinë-Komoran, me një aeroplan me piten e Xhulit”, ka thënë Vedati pos tjerash.

Ndiqeni videon në linkun e mëposhtëm, për detaje të tjera.

Source:
https://klankosova.tv/vedati-jane-liberalizuar-vizat-aeroplani-me-piten-e-xhulit-do-te-niset-nga-prishtina-per-ne-komoran-video/