2023-03-07
“Vëllai i Madh” e ka rikthyer ‘podcastin’ në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova, derisa të ftuar për të debatuar mbi temën “Përse në Kosovë është më më mirë se në perëndim?”.
Të caktuarit për të debatuar mbi temën e lartcekur, po vazhdojnë të jenë banorët përfshirë: Xhulin, Artanin, Mbresën si dhe Vedatin.
Ky i fundit ka thënë se “ne jemi një popull kreativ dhe aseti kryesor yni është rinia”.
“Guri i rëndë peshon në vend të vet. Këtu e kemi kryer të gjithë shkollimin dhe ne rinia duhet me qenë shembuj të ndryshimeve. Shoqëria di të bëjë gjëra të mrekullueshme, dhe jo të presim nga Evropa”, ka thënë Vedati pos tjerash.
“Ne kosovarët jemi popull kreativ jemi IT të përsosur dhe ne shesim kreativitet. Aseti kryesor i yni mbetet rinia”, ka shtuar ai.
Formatin televiziv Big Brother VIP Kosova mund ta ndiqni në platformat: ArtMotion, Kujtesa dhe NimiTV.
Source:
https://klankosova.tv/vedati-populli-kosovar-eshte-kreativ-aseti-kryesor-mbetet-rinia-video/