2023-03-10
Surprizat në natën e madhe gjysmëfinale të Big Brother VIP Kosova, nuk munguan as për konkurrentin nga Shqipëria, Brunon.
Kësisoj, “Vëllai i Madh” ka shfaqur një video mesazh nga vëllai i Brunos, i cili jeton në Australi.
“Të shikoj përditë. Në radhë të parë dua të them se jam shumë krenar me ty dhe ajo që më ka bërë shumë përshtypje është që mendova se do të shikoj diçka më ndryshe, por e vërteta është se ti je ashtu siç je me neve, edhe brenda”, ka thënë vëllai i Brunos pos tjerash.
Formatin televiziv Big Brother VIP Kosova mund ta ndiqni në platformat: ArtMotion, Kujtesa dhe NimiTV.