Xhuli: Gane motër vazhdo të jesh e qetë dhe pozitive, disa mendojnë që ti s’e meriton të jesh këtu (VIDEO)

2023-01-20

Big Brother Vip Kosova Banoret

Banorja e Big Brother VIP Kosova, Xhuli i ka dhënë këshilla konkurrentes së saj të këtij formati televiziv, Ganes.

Xhuli e ka paralajmëruar Ganen, se brenda shtëpisë janë disa persona që e shohin prezencën e kësaj të fundit, si jo të merituar, ndërsa e ka sugjeruar të vazhdojë me lojën e saj.

“Ti mirë je motër, vetëm vazhdo të jesh e qetë dhe të jesh pozitive. Por, njerëzit këtu do ta keqpërdorin, do të thonë se ‘nuk e meriton të jetë brenda, se është kështu e ashtu’, por ti i di këto gjëra, i ke logjikuar këto para se të hysh këtu”, i ka thënë Xhuli, Ganes.

Por, si reagoi Ganja karshi këtyre këshillave të Xhulit? Këtë e kuptoni, përmes videos në linkun e mëposhtëm.

Source:
https://klankosova.tv/xhuli-gane-moter-vazhdo-te-jesh-e-qete-dhe-pozitive-disa-mendojne-qe-ti-se-meriton-te-jesh-ketu-video/