Xhuli kujdeset për këmbën e Atdheut, thotë se “truri i punon 100 kilometra në orë” (VIDEO)

2023-01-24

Big Brother Vip Kosova Banoret

Banorët e Big Brother VIP Kosova, Xhuli dhe Atdheu po vazhdojnë njohjen e tyre brenda shtëpisë më të përfolur të momentin.

Kësisoj, edhe në pasditen e sotme dyshja janë parë të afruar goxha shumë në sallonin e shtëpisë, teksa kishte edhe flirtime pafund.

Atdheu është ankuar pasi që ka lënduar këmbën, çka bëri që Xhuli të interesohet menjëherë për kurimin e tij, duke ia kapur këmbën për ta shikuar se ku është gjakosur.

E në një moment tjetër, kur tema ishte për peshqit, Xhuli ka thënë “se nuk i konsumon”, por përgjigja e Atdheut ishte interesante.

“Ti nuk ke nevojë të konsumosh peshq sepse e ke trupin si peshk, jo trurin, por trupin”, i ka thënë Atdheu-Xhulit dhe kjo e fundit ia ktheu duke thënë “desha të të them mos gabo me më thënë se trurin e kam peshk, sepse më punon 100 kilometra në orë”.

Formatin televiziv Big Brother VIP Kosova mund ta ndiqni në platformat: ArtMotion, Kujtesa dhe NimiTv.

Source:
https://klankosova.tv/xhuli-kujdeset-per-kemben-e-atdheut-thote-se-truri-i-punon-100-kilometra-ne-ore-video/