2023-03-10
Pas rrëfimit emocional e ku shpalosi edhe plot të pathëna, në këtë natë gjysmëfinale të Big Brother VIP Kosova, Xhuli është surprizuar nga “Vëllai i Madh” me një befasi goxha emocionuese.
Për vizitë në hapësirat e shtëpisë, Xhuli i erdhi familja të cilën ajo e kishte ndihmuar pas tërmetit famëkeq që e kishte goditur Shqipërinë në vitin 2019.
Xhuli ka shpërthyer në lot, kur takoi zonjën e familjes bashkë me fëmijët e saj, derisa edhe bashkë u përqafuan e zhvilluan një bisedë.
Por, për më shumë detaje, ndiqeni videon në linkun e mëposhtëm.
Formatin televiziv Big Brother VIP Kosova mund ta ndiqni në platformat: ArtMotion, Kujtesa dhe NimiTV.