2023-03-07
Konkurrentja e Big Brother VIP Kosova Xhuli ka marrë pjesë në podcastin e sotëm, derisa ka përmendur të mirat e të qëndruarit në atdhe.
Xhuli ka thënë se në çdo vend tjetër ku nuk flitet shqip nuk vlerësohesh njëjtë, derisa ka shtuar se të jetosh në Kosovë ka një varg benefitesh.
“Orari i punës. Je gjithmonë i huaj, sepse kurrë nuk vlerësohesh si prioritet, ashtu siç vlerësohen vendasit e atij shteti dhe nuk je i barabartë me ta. Ne shqiptarët e duam shqiptarinë, por edhe nëse ikim, këto problemi kemi me i pasë. Prioritet ke sepse e din gjuhën, je në vend tënd, e din historinë, e ki familjen afër”, ka thënë Xhuli pos tjerash.
Formatin televiziv Big Brother VIP Kosova mund ta ndiqni në platformat: ArtMotion, Kujtesa dhe NimiTV.
Source:
https://klankosova.tv/xhuli-zbulon-benefitet-e-te-qendruarit-ne-kosove-video/